Bizneset do të kenë resurse njerëzore të kualifikuara nga shkollat profesionale

Bizneset do të kenë resurse njerëzore të kualifikuara nga shkollat profesionale

09:34, 22/10/2020

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe konsullen Sandra Horina.

Temë diskutimi ishte bashkëpunimi mes agjencisë ADA (Austrian Development Agency) dhe Qeverisë së Kosovës, përmes projektit ACCESS, duke ndihmuar sektorin privat dhe bashkërendimit për projektet për aplikim në IPA 3.
 
Ministri Kuçi konfirmoi gatishmërinë për bashkërendim të projekteve dhe interesave afatgjata të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, duke hapur një horizont të ri, në bashkëpunimin për shkollat profesionale në Kosovë, që do t’i ndihmonin direkt bizneseve me resurse njerëzore të kualifikuara.

Ambasadori Weidinger dhe konsullja Sandra Horina falënderuan ministrin për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco