20 pozita për punë praktike me pagesë nga Programi Gratë në Energji

20 pozita për punë praktike me pagesë nga Programi Gratë në Energji

08:06, 22/10/2020

Fondacioni i Mileniumit i Kosovës ka njoftuar se ka hapur edhe 20 pozita për punë praktike me pagesë nga Programi Gratë në Energji.

 

Në njoftim bëhet e ditur se këto pozita janë vazhdim i 200 pozitave të cilët muajve në vazhdim për gratë dhe vajzat në vitet e fundit të studimeve apo që kanë diplomuar rishtazi dhe nuk kanë pasur mundësi për përvojë profesionale.

 

“Kjo është vala e dytë e mundësive për punë praktike përmes MFK, këtë herë të ofruara në 11 komuna të ndryshme të Kosovës si: Mitrovicë, Decan, Lipjan, Gjakovë, Skenderaj etj. Pozitat e kërkuara në këtë fazë janë: koordinatore e programit, hulumtuese, programere, asistente e projektit, zyrtare për Eficiencë të Energjisë, Inxhiniere e Energjisë së Ripërtërishme, Inxhiniere e Elektroteknikës etj”, njofton Fondacioni i Mileniumit përcjell Klan Kosova.

 

Njoftim i plotë:

 

Për të gjitha vajzat dhe gratë të cilat iu përkasin profileve të ndryshme profesionale e që duan të jenë pjesë e sektorit të energjisë, Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) ka hapur edhe 20 pozita të reja për punë praktike me pagesë. Këto njëzet pozita bëjnë pjesë në vazhdën e gjithsej 200 pozitave që do të hapen muajve në vazhdim për vajzat dhe gratë në vitet e fundit të studimeve apo që kanë diplomuar rishtazi dhe nuk kanë pasur mundësi për përvojë profesionale.

 

Kjo është vala e dytë e mundësive për punë praktike përmes MFK, këtë herë të ofruara në 11 komuna të ndryshme të Kosovës si: Mitrovicë, Decan, Lipjan, Gjakovë, Skenderaj etj.

 

Pozitat e kërkuara në këtë fazë janë: koordinatore e programit, hulumtuese, programere, asistente e projektit, zyrtare për Eficiencë të Energjisë, Inxhiniere e Energjisë së Ripërtërishme, Inxhiniere e Elektroteknikës etj.

 

Përkundër situatës së krijuar nga pandemia, muaj më parë, MFK përmes Programit Gratë në Energji-Punë Praktike, ia mundësoi kohortës së parë të vajzave fillimin e punës praktike në distancë në kompani dhe organizata të ndryshme në sektorin e energjisë. Ky program i punës praktike përkrahë gratë dhe vajzat të cilat janë duke studiuar në fushat e STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), por edhe disciplinat e tjera, siç janë, ekonomia, marketingu, financat, juridiku, teknologjia informative dhe fushat të tjera të ndërlidhura dhe të rëndësishme për sektorin e energjisë. Ky aktivitet është pjesë e programit 1.45 milionësh, Gratë në Energji, mundësuar nga Millennium Challenge Corporation (MCC), që synon të rrisë interesimin e grave për mundësitë që ofron sektori i energjisë, duke ofruar punë praktike me pagesë dhe trajnime me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve teknike të grave që të jenë të kualifikuara dhe të përgatitura për tregun e sektorit te energjise në Kosovë.

 

MFK mbetet e përkushtuar të promovojë barazinë gjinore dhe të ndihmojë në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për më shumë mundësi të barabarta për të gjithë në Kosovë.

 

Për më shumë informata, vizitoni uebfaqen e programit Gratë në Energji.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco