Zbulohet...ja cilës kompani iu transferuan 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit

Zbulohet...ja cilës kompani iu transferuan 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit

16:50, 21/10/2020

Përmes katër transaksioneve të ndryshme, 2 milionë e 77 mijë e 995 euro të shtetit të Kosovës janë transferuar më 9 tetor në kompaninë “LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik të Drenasit. Këtë dyshohet se ua mundësoi një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G.

Sipas të dhënave në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), është pronë e Valon Shalës, i cili sipas raportimit të REL

“LDA Group” është regjistruar si biznes para një viti, më saktësisht më 21 gusht të vitit 2019.

Si aktivitet primar, kjo kompani ka ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore, ndërsa merret edhe me demolimin e objekteve, përgatitje të vendpunishtes e instalime elektrike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco