Delegacioni amerikan del në terren, ofrojnë mbështetje për zhvillimin e sektorit të energjisë

Delegacioni amerikan del në terren, ofrojnë mbështetje për zhvillimin e sektorit të energjisë

13:43, 20/10/2020

Një delegacion amerikan nga departamenti amerikan i energjisë u takua me menaxhmentin e KEK-ut por edhe disa biznese të cilat ofrojnë shërbime të energjisë. Gjatë këtyre takimeve delegacioni amerikanë ka diskutuar për mbështetjen e SHBA-ve për diversifikimin e energjisë – raporton Syri.net

Në një njoftim të lëshuar nga ambasada amerikane në Kosovës thuhet se është folur për kalimin në energji të alternativa të qëndrueshme pasi është thelbësor për të siguruar sigurinë dhe prosperitetin e Kosovës.

“Diskutimet e sotme do të përqendrohen në mënyrën se si menaxhimi i mençur i burimeve ujore dhe të energjisë - përtej rajonit dhe përtej kufijve - mund të tërheqë investime të reja dhe të rezultojë në përfitime ekonomike afatgjata për të dy vendet” – thuhej në komunikatë.

Në këtë takim shihet që delegacioni amerikan u takua edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco