Ministri i Bujqësisë e jep lajmin e mirë për fermerët: Këtë javë do të merrni dy pagesa

Ministri i Bujqësisë e jep lajmin e mirë për fermerët: Këtë javë do të merrni dy pagesa

21:50, 19/10/2020

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka jep një lajm  të mirë për fermerët, lidhur me ndarjen e subvencioneve, shkruan Syri.net Kosova.

"Të nderuar fermerë, këtë javë po fillojmë pagesat e subvencioneve. Do të merrni DY pagesa! Fillimisht i përfundojmë pagesat e para për të gjithë bujqit, pastaj kthehemi i realizojmë pagesat e dyta, që të jemi fer ndaj të gjithë bujqve.
P.sh. tek bletët, do të merrni një pagesë 15 euro dhe pastaj pagesën e dytë 15 euro, total 30 euro. Për grurin pagesa e parë 150 euro, pastaj pagesa e dytë edhe 150 euro, total 300 euro. Për dele pagesa e parê 15 euro, pagesa e dytë 15 euro, total 30 euro. Për krerë të lopëve, pagesa e parë 85 euro (sipas programit të rregullt) dhe pagesa e dytë 55 euro, gjithsej 140 euro. Etj.", ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë:

Të nderuar fermerë, këtë javë po fillojmë pagesat e subvencioneve. Do të merrni DY pagesa! Fillimisht i përfundojmë...

Posted by Besian Mustafa on Monday, October 19, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco