Kapja e bordeve, ish-asamblisti i AAK-së rikthehet në Trepçë

Kapja e bordeve, ish-asamblisti i AAK-së rikthehet në Trepçë

20:36, 19/10/2020

Qeveria Hoti sot ka marrë vendim që në Bordin e Përkohshëm të ndërmarrjes ‘Trepça’ të rikthej si anëtar, Esat Pecin, i cili ishte shkarkuar nga Qeveria Kurti. Esat Peci ka qenë ish-asamblisti AAK-së në Mitrovicë, dhe ishte futur në Bordin e Trepçës pikërisht në kohën e Qeverisë Haradinaj.

KALLXO.com ka kontaktuar Esat Pecin për të marrë një prononcim nga ia, për rikthimin në Trepçë, mirëpo i njëjti nuk ka pranuar të deklarohet.Ndërsa në një prononcim të mëherëshëm për KALLXO.com, Peci kishte mohuar të jetë pjesë e AAK-së

.“Unë kam qenë por më nuk jam në struktura të AAK-së, nuk jam njeri i kësaj partie. Jam kanë, por më nuk jam”, kishte thënë Esat Peci.

KALLXO.com kishte raportuar se emërimi i Pecit në Bordin e Ndërmarrjes Trepça ishte bërë në kundërshtim me Ligjin për Trepçën, i cili ndalon që në Bordin Mbikëqyrës të gjigantit metalurgjik të emërohen anëtarë të partive politike e njerëz që kanë poste partiake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco