Ankohet gastronomia, po na shkatërron qeveria

Ankohet gastronomia, po na shkatërron qeveria

18:47, 19/10/2020

Pas paralajmërimit nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj se duhet të ndalen urgjentisht të gjitha format e organizimit ku ka grumbullime njerëzish për shkak të rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19, kanë reaguar gastronomët, shkruan Syri.net Kosova.

"Me anë të Qarkores Informative nr. 01/2020 obligohen të gjitha institucionet qendrore dhe lokale që të ndalohen të gjitha grumbullimet publike, seminaret dhe punëtoritë.
Pasi që afarizmi i hoteleve lidhet shumë me këto veprimtari të institucioneve qendrore dhe lokale, dhe përderisa të gjithë obligohemi t’i respektojmë Vendimet e Qeverisë dhe i bashkohemi luftës kundër COVID-19, ky vendim nuk merr parasysh se të gjitha masat e sigurisë janë ndërmarrë dhe respektuar gjatë mbajtjes së këtyre aktiviteteve. 
Sektori i Hotelierisë së Kosovës ka reaguar ndaj kësaj mase dhe ka publikuar foto ku shihet qartë se të gjitha masat janë marrë dhe respektuar si p.sh., shihet distanca prej 2 metra, matja e temperaturës para se pjesëmarrësit të futen në sallë, dezinfektimi i duarve, dhe gjithsesi te mbahet maska gjatë gjithë kohës së qëndrimit në objekt.", thuhet në reagimin e Shoqatës së Gastronomëve.

Postimi i plotë:

Ditën e Shtunë morëm lajmin nga Ministri i Shëndetësisë Z. Armend Zemaj, se duhet të ndalen urgjentisht të gjitha format...

Posted by Shoqata e Gastronomeve të Kosovës on Monday, October 19, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco