Lamtumirë...mëditje jashtë Kosove

Lamtumirë...mëditje jashtë Kosove

18:28, 19/10/2020

Me propozim të Ministrisë së Financave, sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për të ndaluar mbajtjen e punëtorive jashtë Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me hartimin e dokumenteve qeveritare, shkruan Syri.net Kosova.

"Nëpërmjet këtij vendimi synohet racionalizimi i shpenzimit të parasë publike, ku mjetet buxhetore të Qeverisë dhe ato të organizatave të huaja për këtë qëllim mbesin në tregun e Kosovës, duke krijuar mundësi shtesë për ekonominë e vendit, veçanërisht  për sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë.", ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ky veprim është në përputhje edhe me Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike, nëpërmjet të cilit do të kontribuohet që paratë e buxhetit dhe të organizatave donatore të përfundojnë në tregun vendor, veçanërisht në sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë.

Postimi i plotë:

Me propozim të Ministrisë së Financave, sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për të ndaluar mbajtjen e...

Posted by Hykmete N. Bajrami on Monday, October 19, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco