Ndahet 20%-shi për punëtorët e kompanisë së njohur kosovare

Ndahet 20%-shi për punëtorët e kompanisë së njohur kosovare

14:23, 19/10/2020
Bordi i drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti sot takimin e radhës me ç’rast u informua mbi zhvillimet e fundit të AKP-së.

Në këtë Mbledhje Bordi i drejtorëve miratoi shpërndarjen e 20% për punëtorët e IMN” Kosova”, e cila do të realizohet pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Pak javë më parë, punëtorët e ndërmarrjes IMN “Kosova” kishin protestuar para ndërtesës së Qeverisë për mospagesën e 20% pas privatizimit.

Nga ky vendim pritet të përfitojnë rreth 120 punëtorë të kësaj kompanie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco