Vendos ZRrE / Ndalohet prodhimi i rrymës në tri hidrocentrale në Deçan

Vendos ZRrE / Ndalohet prodhimi i rrymës në tri hidrocentrale në Deçan

11:37, 14/10/2020

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës u shqyrtua pika e rendit të ditës mbi licencimit të ndërmarrjes KELKOS në veprimtarinë e prodhimit të energjisë.

Në mungesë së lejës mjedisore, nga Ministria e Ambientit, ZRrE ka njoftuar se KELKOS-i nuk i është vazhduar licensa.

Gjithashtu në këtë mbledhje është vendosur shkyçja nga operimi i kompanisë KELKOS e cila deri tash ishte duke zhvilluar punimet.

Kështu ka konfirmuar, përfaqësuesi i ZRRe-së, Petrit Pepaj menjëherë pas takimit.

“ ZRrE ka ndaluar prodhimin e rrymës në tr hidrocentrale, në Deçan, Belaja dhe Lumbardhi 2, në mungesë të dokumenteve nga ministria e linjës Kelkos është shkyqyr nga operimi. Asnjë aktivitet nuk mund të bëhet në mungesë të licencës nga ZRrE përndryshe  do të penalizohet”, tha Pepaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco