Kështu do të shpërndahen paratë tek bizneset, kush dhe sa përfiton nga 60 milionëshi

Kështu do të shpërndahen paratë tek bizneset, kush dhe sa përfiton nga 60 milionëshi

09:59, 14/10/2020

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka publikuar tabelën në bazë të të cilës do të bëhet shpërndarja e 60 milionë eurove për biznese, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike.

Hoti ka thënë se përmes kësaj mase më së shumti përfitojnë bizneset e vogla të cilat punësojnë prej 1 deri në 50 punonjës.

“Jam shumë i lumtur të ndajë me ju lajmin se kemi filluar shpërndarjen e 60 mil eurove, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike.Struktura e bizneseve përfituese siç është prezantuar në tabelë, tregon që përmes kësaj mase më së shumti përfitojnë bizneset e vogla të cilat punësojnë prej 1 deri në 50 punonjës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndryshe, në kuadër të zbatimit të Fondit të Rimëkëmbjes Ekonomike, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka ekzekutuar të martën pagesën e parë për bizneset në vlerë prej 37 milionë e 710 mijë e 730 euro për 15,745 biznese, të cilat i kanë plotësuar kushtet në këtë fazë.

 
 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco