'Luftë' e madhe për lejen e Kelkosit, përfshihet edhe ambasada austriake

'Luftë' e madhe për lejen e Kelkosit, përfshihet edhe ambasada austriake

07:54, 13/10/2020

Organizata Joqeveritare ‘Pishtarët’ ka reaguar në Facebook pasi KLEKOS Energy ka mirëpritur nismën për krijimin e një komisioni hetimor për hidrocentralet.

Sipas Pishtarëve, kompania KELKOS nuk ka leje mjedisore për operimin e rrymës elektrike në hidrocentralet në Decan, gjë gjë sipas tyre e ka vërtetuar edhe Ministria e Mjedisit.

Gjithashtu, sipas organizatës edhe arsyet pse ata nuk i kanë plotesu kushtet për leje mjedisore, që perfshin edhe faktin se nuk kane bërë rehabilitim dhe nuk e kanë ndertuar bazenin akumulues në Zallë të Rupës, ashtu siç kanë  qenë të detyruar sipas marrëveshjes.

Reagimi i plotë:

e nderuar Pishtarë, Kelkosit po i ngushtohet Gryka(e Deçanit).
Me 19 Tetor, 2020 e kane afatin e fundit per tu pajisur me Leje Mjedisore, qe dmth, duhet me deshmu se i kane rehabilitu demet qe i kane bere. Por sipas situates ne teren nuk jane askund gati. Per çudi, ne vend qe te fokusohen ne respektim te ligjit dhe te fillojne punen ne rehabilitim, diteve te fundit ka filluar nje fushate intenzive qe te arrihet tek kjo leje, pra pa u respektuar ligji. Kesaj fushate si duket po i dalin ndihme(me apo pa qellim) edhe politikanet dhe institucionet tona, bile edhe kriminelet e rrugeve te Deçanit.
Nga ministria e mjedisit vijne fjale se kemi presione gjithandej, bile edhe prej Ambasades se Austrise qe te leshohet kjo leje dhe te mos detyrohet Kelkosi te respektoj ligjet e Kosoves, pra te vazhdojne te shkele ligjet tona e ne ti mbyllim syt.
Zyra e Rregullatorit te Energjise te merkuren po mbane mbledhje me dyer te mbyllura-kishe per shkak te covid- dhe ne agjende e kane punen e licences se Kelkosit. Pse nuk lejojne me u percjell kjo mbledhje online pra?
Kelkosi vet po kerkojke te angazhoj nje kompani ne Kosove qe ti permirsoje imazhin. Por si duket nuk po gjejne dikend qe din me i keshillu se imazhi permiresohet kur respektohet ligji.
Kriminelet neper Deçan po vazhdojne te shkyjne dhe demtojne posterat dhe pllakat e organizates tone qe mbajne shkrime ne mbrojtje te lumit. Pra e gjithe kjo perpelitje na tregon se Kelkosit dhe perfituesve te tyre ju ka ngushtu gryka. Siç kemi degjuar nga ata qe kane pase pervoja, dikur "nje austriak e ka sill Deçanin dhe zyrtaret publik". Sot eshte shtu çmimi e zgjeru rrethi.
E KREJT KJO VETEM QE TE MOS E REHABILITOJNE GRYKEN E DEÇANIT DHE TE APLIKOJNE PER LEJE SIPAS LIGJIT. Kjo mund te vazhdohet dhe ne presim qe kjo fushate te behet edhe me agresive, por perfundimisht nuk do te ja dalin. E vetmja rruge eshte zbatimi i plote i ligjit ne Gryken e Deçanit. #DERINEFUND #LUMBARDHINUKFALET #SLAPP
@austriainkosovo Komuna E Deçanit @ministriaekonomisedhemjedisit @zyraerregullatoritteenergjisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco