Hoti numëron vendimet e marra në përmirësimin e gjendjes së fermerëve kosovarë

Hoti numëron vendimet e marra në përmirësimin e gjendjes së fermerëve kosovarë

12:45, 29/09/2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës është afër fermerëve dhe përpunuesve të qumështit, për të përmirësuar situatën me të cilën po përballet ky sektor.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për t’i adresuar problemet me të cilat ballafaqohet ky sektor, kanë ndërmarrë veprime konkrete.

Tutje, Hoti ka njoftuar se Qeveria ka dyfishuar subvencionimin për çdo litër qumësht që prodhohet dhe në kuadër  të Pakos për rimëkëmbje ekonomike do të subvencionojnë prodhimin vendor, përfshirë edhe prodhimin e qumështit në vlerë prej 25 % të çmimit të qumështit dhe produkteve të qumështit që është në stok.

Kryeministri thekson se bashkë me Ministrinë e Financave dhe me Administratën Tatimore të Kosovës janë angazhuar që të përgatitet e gjithë baza ligjore, rregulloret, udhëzimet e ndryshme në mënyrë që të njihen humbjen në rast se derdhet qumështi apo hedhen produktet e ndryshme të qumështit.

Shkrimi i plotë i Hotit:

Qeveria e Kosovës është afër fermerëve dhe përpunuesve të qumështit, për të përmirësuar situatën me të cilën po përballet ky sektor. Për t’i adresuar problemet me të cilat ballafaqohet ky sektor, ne kemi ndërmarrë veprime konkrete.

???? Për çdo litër të qumështit që prodhohet, deri më tash e kemi subvencionuar 6 cent, 4 cent dhe 2 cent për litër, ndërsa me vendimin e djeshëm e kemi dyfishuar në 12 cent, 8 cent dhe 4 cent për litër, varësisht prej cilësisë së qumështit. Në të njëjtën kohë e kemi rritur subvencionimin për krerë të gjedheve, nga 70 euro në 140 euro, ndërkaq për bagëtitë e imta nga 15 euro në 30 euro.

???? Bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ministrin e Tregtisë, Vesel Krasniqi dhe drejtorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Naser Krasniqi, kemi pritur në takim përfaqësuesit e sektorit të qumështit, ku jemi njoftuar me shqetësimet dhe problemet me të cilat po përballen, kryesisht për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

???? Në kuadër të Pakos për rimëkëmbje ekonomike do të subvencionojmë prodhimin vendor, përfshirë edhe prodhimin e qumështit në vlerë prej 25 % të çmimit të qumështit dhe produkteve të qumështit që është në stok. Do të subvencinojmë vetëm qumështin dhe produktet e qumështit, jo produktet që kanë substanca të tjera, si për shembull qumësht pluhur ose me bazë me vaj palme.

???? Në tregtinë e brendshme, Inspektorati i tregut bashkë me AVUK-un do të jenë jashtëzakonisht aktiv për t’u siguruar që në markete, të ndahen fizikisht në lokacione të ndryshme brenda marketit produktet që janë me vaj palme dhe produkte që kanë bazë qumështin dhe ato të jenë të shënuara në mënyrë adekuate, që konsumatorët ta identifikojnë lehtë produktin dhe të dinë se çfarë blejnë.

???? Po ashtu, kemi marrë obligim që të punojnë bashkë me Ministrinë e Financave dhe me Administratën Tatimore të Kosovës që të përgatitet e gjithë baza ligjore, rregulloret, udhëzimet e ndryshme në mënyrë që të njihen humbjen në rast se derdhet qumështi apo hedhen produktet e ndryshme të qumështit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco