Dhoma Britanike e Tregtisë, kërkon masa për mbrojtjen e mjedisit nga automjetet e vjetra

Dhoma Britanike e Tregtisë, kërkon masa për mbrojtjen e mjedisit nga automjetet e vjetra

13:24, 28/09/2020

Propozimi për ndryshim dhe plotësim të ligjit 05/L-132 për automjete e propozuar nga 19 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje e cila parasheh lehtësira shtesë në import të automobilave të përdorur ka shkaktuar reagime të ndryshme nga institucionet dhe shoqëria civile në Kosovë.

Dhoma Britanike e Tregtisë në Kosovë (BCCK) ka dalë me komunikatë për media (si më poshtë) duke kërkuar masa për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik duke promovuar ekonominë e gjelbër. 

Dhoma Britanike, kërkon që Kosova të adoptoj praktikat e mira evropiane duke përmend shembuj se disa vende evropiane i tërheqin automjetet e vjetra nga qarkullimi duke paguar dyfishin e vlerës reale dhe promovojnë blerjen e automjeteve elektrike dhe hibride. 

Dhoma Britanike, kërkon nga ligjvënësit të mos ju nënshtrohen ndikimeve të vendeve eksportuese dhe të konsiderojnë efektet afatgjata të çdo ligji, në këtë drejtim të llogarisin edhe shpenzimet shtesë që do të krijoheshin për shërim të sëmundjeve që shkaktohen nga ndotja e ajrit dhe mjedisi jo-ekologjik. 

Dhoma Britanike, përmend edhe eksperiencat jo të mira me import të produkteve të ndryshme si medikamente dhe produkte ushqimore të skaduara apo para skadencës. 

Zgjidhja për Dhomën Britanike është ekonomia e gjelbert!

Ja komunikata e plotë nga DHoma Britankike e Tregtisë në Kosovë.

Dhoma Britanike e Tregtisë në Kosovës (BCCK) mirëpret çdo masë qeveritare që përmirëson klimën për biznes në vendin tonë megjithatë BCCK mendon se është e nevojshme t’i tërhiqet vëmendja qeverisë pasi përpiqet të akomodojë thirrjet e vendeve të tjera për të hapur tregun tonë ndaj produkteve të tyre të padëshiruara dhe potencialisht të dëmshme për shitje qytetarëve tanë.

BCCK beson se kosovarët meritojnë vendime më të mira nga lideret tanë politikë dhe është e patrembur në përdorimin e pozicionit të saj për të kërkuar vendime më të mira nga udhëheqësit tanë në këtë çështje.

Kosova është një importues i rëndësishëm dhe e tejvarur nga medikamentet, ushqimet dhe makineritë e prodhuara në vende tjera. Ka shumë raste të raportuara që kosovarët kanë qenë konsumatorët e fundit të produkteve të cilat janë afër dhe në disa raste përtej afatit të
shfrytëzueshmerisë.

Ekonomistët politikë mund të argumentojnë se një tregti e tillë globale i lejon kosovarët të gëzojnë përfitimet që janë dispozicion qytetarëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe EFTA-s. Sidoqoftë, ky argument duhet të jetë i papranueshëm për qytetarët e Kosovarës sepse në të vërtetë atyre u kërkohet të pranojnë rreziqet për shëndetin dhe mjedisin e tyre që vendet e tjera i kanë konsideruar të papranueshme për qytetarët e tyre.

BCCK është e shqetësuar që kur lejohen dhe lëshohen për shitje në tregun e Kosovës, medikamentet që importohen në mënyrë të rrezikshme, janë në dispozicion për konsum me pretendime të rreme. Ka pasur shembuj të dokumentuar mirë të ushqimit të ngrirë dhe të konservuar të skaduar dhe me rrezikshmëri të lartë, të cilat janë vënë në dispozicion të konsumatorëve në Kosovë. Ka raste të makinerive me defekte që përdoren çdo ditë në amvisëri, fabrika dhe në rrugët e Kosovës, secila prej tyre mund të dëmtoj qytetarët tanë. Kjo
përfaqëson një dështim serioz të vlerësimit të rrezikut nga zyrtarët qeveritarë pasi që përkulen për të akomoduar thirrjet nga importuesit dhe përfaqësuesit e vendeve tjera për të hapur tregjet e Kosovës për një përmbytje me produkte që nuk mund të përdoren ose
konsumohen më në vendin e origjinës.

Çdo shtet i suksesshëm mbron qytetarët e saj në parandalimin e qarkullimit të lirë në tregjet e tyre të produkteve të rrezikshme. Kjo bëhet duke siguruar kontrollime adekuate në të gjitha produktet potencialisht të rrezikshme para se të lejohen të shpërndahen brenda territorit të
tyre. Një vend që dështon në këtë drejtim konsiderohet si një shtet i dështuar!

Ligjet duhet të hartohen për të siguruar që qytetarët janë të mbrojtur nga produktet potencialisht të rrezikshme, por këtu në Kosovë ne shohim politikëbërje shkurtëpamëse, të ilustruar me vendimin e fundit të Ligjbërësve të Kosovës për të ndryshuar ligjet që synojnë
të sigurojnë që automjetet motorike që importohen në Kosovë janë të përshtatshme për tregun e Kosovës. Këto ligje mbrojnë qytetarët tanë.

Ligjbërësit po konsiderojnë që të lejojnë që automjetet motorike të përdorura të importohen në Kosovë me jo më shumë se një
certifikatë nga vendi i eksportit pa ndonjë kontroll në Kosovë për të siguruar që automjetet janë të përshtatshme për tregun tonë.

Ka vende në Evropë në të cilat pronarët e makinave inkurajohen të shesin automjetet e tyre me motorë të vjetër - të cilat gjenerojnë nivele të papranueshme të ndotësve - për dyfishin e vlerës së tyre për të rritur shitjet e automjeteve elektrike dhe hibride. Ka prova që këto
automjete po eksportohen në tregje si Kosova edhe pse janë refuzuar nga pronarët dhe autoritetet në vendet eksportuese ngase janë një shkak i përgjithshëm i ndotjes së ajrit dhe i dëmshëm për shëndet të votuesve të tyre dhe fëmijëve të tyre.

Ligjbërësit në Kosovë përdorin arsyetimin e "liberalizimit të tregut" për të lejuar që produktet e refuzuara në Evropë të qarkullojnë në Kosovë. Një çështje vlen të theksohet e që është propozim për ndryshim të këtij ligji nuk ka ardhur me ndonjë vlerësim financiar të
kostos për Kosovën në vitet e ardhshme të trajtimit të qytetarëve të saj për sëmundjet e shkaktuara nga ndotja. Kjo ndikon që të rinj të largohën nga shteti pasi që nuk mund të përballen me jetesën e familjes në një mjedis aq të ndotur.

BCCK ka për mision të inkurajoj ndërmarrjet dhe tregun e lirë në Kosovë, që do të na çonte në zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës. Importi i produkteve ndotëse nga vendet tjera nuk sjell përfitime të qëndrueshme për Kosovën andaj BCCK do të mbështeste plotësisht
Qeverinë dhe Ligjbërësit në kërkimin e zgjidhjeve të qëndrueshme që sigurojnë prosperitet ekonomik në Kosovë dhe zhvillimin e politikave që promovojnë dhe investojnë në ekonominë e gjelbër. Ky model ekonomik i cili është duke u avancuar në Britaninë të Madhe
dhe Bashkimin Evropian është dhe duhet të jetë në zemër të të gjitha politikave në Kosovë  për të siguruar mbrojtjën e shëndetit dhe pasurisë së qytetarëve të tanishëm dhe të ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco