Përpunuesit e drurit kërkojnë mbështetjen e deputetëve për ndryshimin e ligjit të prokurimit

Përpunuesit e drurit kërkojnë mbështetjen e deputetëve për ndryshimin e ligjit të prokurimit

08:06, 28/09/2020

Arjeta Pozhegu, Kryetare e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit e Kosovës, ka thënë se bashkë me disa shoqata të tjera në vend kanë ndërmarr iniciativën e ndryshimit të Ligjit të Prokurimit Publik.

“Qëllimi është që ligji i prokurimit të pësojë ndryshime dhe të fillohet me një advokim te institucionet tona që përkrahja ndaj prodhuesve vendorë të jetë më e madhe”.

“Një pjesë e madhe u buxhetit –  afër 1 miliard shpenzohen në tenderë përmes prokurimit publik, dhe në si prodhues apo ofrues shërbimesh kemi një përqindje të vogël të pjesëmarrjes”, është shprehur Pozhegu.

Sipas Pozhegut, qëllimet e tyre mund të arrihen vetëm nëse ky ligj pëson ndryshime.

“Duam pjesëmarrje më të madhe sepse do të ishte ndihmesë e madhe që paraja të qarkullojë më shumë në Kosovë. Kjo do të mundësonte edhe mbajtjen e numrit të të punësuarve në këtë kohë të pandemisë”.

“Duam të bisedojmë me ministrat përkatës dhe edhe me opozitën. Jemi të hapur që të bisedojmë me të dy palët që të gjejmë përkrahjen e tyre që është në leverdinë e ekonomisë së Kosovës. Industria e drurit ka shënuar rritje në vitet e kaluara, dhjetë përqind për çdo vit, sa i përket qarkullimit dhe eksportit, por sivjet është viti i ekzistencës”.

“Qëllim është që të mbahet kompania, të ngelen në punë punëtorët në vendet e tyre të punës… sepse është bërë investim i madh”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco