Secila pjesë, secili cep i Kosovës sonë të bukur, është rrethuar anembanë me një natyrë përallore që e mahnit dhe e bënë për vete secilin person që e viziton.
Andaj, ruajtja e kësaj mrekullie dhe zhvillimi i turizmit është dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë.
Kështu ka shkruar, kreu i Prizrenit, Mytaher Haskuka, shkruan Syri.net Kosova.
"Sot, Ditën Botërore të Turizmit e shënuam duke përuruar "10 shtigjet e ecjes" të realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik", në kuadër të projektit ”Përkrahje për Potencialin Turistik Rajonal”.
Ky projekt, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, përmban gjithsej 100 kilometra shteg të ecjes dhe shtrihet në rajonin e Sharrit në Kosovë dhe në Republikën e Maqedonisë Veriore. Nga sot ky projekt do t’i shërbejë të gjithë atyre që kanë dëshirë të përjetojnë peizazhe rurale, natyrale, të paprekura dhe akomodim autentik.",ka theksuar Haskuka.
Postimi i plotë:
Secila pjesë, secili cep i Kosovës sonë të bukur, është rrethuar anembanë me një natyrë përallore që e mahnit dhe e bënë...
Posted by Mytaher Haskuka on Sunday, September 27, 2020
© SYRI.net