Nënshkruhet marrëveshja me Fondin Evropian, 20 milionë euro kredi për mikrobizneset dhe bizneset e vogla kosovare

Nënshkruhet marrëveshja me Fondin Evropian, 20 milionë euro kredi për mikrobizneset dhe bizneset e vogla kosovare

11:12, 25/09/2020

Raiffeisen nënshkruan marrëveshje me Fondin Evropian për Investime për mbështetjen e mikrobizneseve dhe bizneseve të vogla
Banka Raiffeisen në Kosovë dhe Fondi Evropian për Investime, pjesë e Bankës Evropiane për Investime (EIB) kanë nënshkruar marrëveshje për Fondin të Garancisë në kuadër të programit të WBEDIF (Zhvillimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit në Ballkanin Perëndimor) që ka për qëllim të mbështesë mikrobizneset dhe bizneset e vogla (NVM).

Sipas marrëveshjes, fondi që do ta shfrytëzojë Banka Raiffeisen kap vlerën e 20 milionë euro të cilat do të dedikohen si kredi për mikrobiznese dhe biznese të vogla. 

Këto mjete do t'ju mundësojnë bizneseve të kenë një qasje më të lehtë në financim, duke qenë se me rastin e aplikimit për kredi nga ky fond nuk do të kenë nevojë për kolateral si dhe interesi për kredi do të jetë më i ulët sesa interesi standard.

Për tu kualifikuar për shfrytëzimin e këtyre fondeve, bizneset duhet të jenë pjesëmarrës në Programin kombëtar për punësimin e të rinjve, të kenë të punësuar të paktën një punonjës nën moshën 30 vjeçare ose të kenë ofruar trajnime/praktikë për këtë grupmoshë të të rinjve gjatë 12 muajve të fundit.

Kjo sepse krahas përkrahjes së bizneseve, synimi i këtij fondi është të stimulojë në punësimin e të rinjve në Kosovë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco