Kuçi viziton 'Infrakosin', edhe kjo ndërmarrje ka probleme financiare

Kuçi viziton 'Infrakosin', edhe kjo ndërmarrje ka probleme financiare

15:53, 22/09/2020

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi ka vizituar sot ndërmarrjen publike 'Infrakos', shkruan Syri.net Kosova, që sipas tij edhe kjo ka probleme të shumta, shkruan Syri.net Kosova.

"Për fat të keq si shumë ndërmarrje publike, edhe kjo ndërmarrje ka probleme financiare dhe ka obligime të ndryshme.

Ne po shohim që përpos ndihmës që mund t’i sigurojmë nga subvencionet e përvitshme, të konkretizojmë një proces të gjatë që ka mbetur me një marrëveshje pezull.

Do të punoj që të mbështesim një marrëveshje financiare për subvencionim të kësaj ndërmarrje që buron nga Ligji i Hekurudhave, që mbulon shpenzimet operative të pambulueshme.", ka shkruar Kuçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Ndërmarrja Publike “Infrakos” ishte destinacioni i sotëm i vizitës në terren. Për fat të keq si shumë ndërmarrje...

Posted by Blerim Kuçi on Tuesday, September 22, 2020

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco