Rukiqi deklarohet pas krijimit të grupit punues të odave ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë

Rukiqi deklarohet pas krijimit të grupit punues të odave ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë

14:29, 22/09/2020

Odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të krijojnë një grup punues, që do të ndihmojë qeveritë e të dyja shteteve për të zbatuar projektet e marrëveshjes së Uashingtonit nga 4 shtatori, si dhe të ofrojë mbështetje për zbatimin e projekteve të infrastrukturës, energjisë dhe krijimit të vendeve të punës.

Për këtë takim ka shkruar në Facebook kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Ai ka thënë se kanë pasur takime jashtëzakonisht miqësore dhe të frytshme me delegacionin amerikan.

“Takime jashtëzakonisht miqësore dhe të frytshme me delegacionin amerikan i cili po viziton regjionin. Projekte konkrete, zotime të qarta financiare, momentum i rëndësishëm për zhvillim”, ka thënë ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco