Ulqini pa kosovarët pëson debakël turistik e ekonomik

Ulqini pa kosovarët pëson debakël turistik e ekonomik

11:20, 22/09/2020 Nga B.T

I boshatisur, pa turistë, me hotele e apartamente jo të pakta të mbyllura e plazhe, sheshe e lokale pa njerëz, është kjo gjendja që mbretëroi këtë verë pandemike në Ulqin. 

Kjo pamje të krijon bindjen se ky vend është totalisht i kthyer në një labirint të shkretë, i cili pret të rimarrin 'oksigjenin' e parë në fillim verën e vitit të ardhshëm.

Ajo pjesë bregdetare shqiptare mbijeton kryesisht nga  turistët kosovarë e ata nga trojet shqiptare, e të cilët sivjet për shkak të pandemisë dhe barrierave me teste e frikës bëri që turistët konkretisht ata tradcional nga kosova të mos jenë sikur vitet e shkuara. 

Në reportazhin e realizuar nga "Syri.net", zërat dhe lutejt nga ulqinakët janë që sa më shpejt të shohin  mysafirët tradcional kosovarët me qëllim që t'i rikthehet shpresa për jetë. 

Jo vetëm zyrtarët  e pushtetit lokal, por edhe bizneset e qytetarët e Ulqinit, shprehen se pandemia u shkaktoi  debakël ekonomik e social, duke shpresuar se Mali i Zi  do të largoi barrierat e pakutpimta ndaj turistwve  dhe hapjen e kufijëve.

E gjatë këtij viti në Ulqin sipas Organizatës Turistike në Ulqin numri i musafirëve ishte 22 mijë  e 173 persona nga 1 janari deri me 15 shtator, ndërsa numri i fjetjeve ishte 153 mijë e 670.

E numri më i madh i turistëve ishte nga Shqipëria me  32 për qind, Kosova  me 29 për qind, Bosnja e Hercegovina me 11 për qind, Gjermania me 6 për qind dhe Serbia me 6 për qind, tha për "Syri.net", Emina Suliq nga OTU.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, tha për "Syri.net", se sezona turistike sivjet ishte shumë e dobët apo 92 për qind më keq sesa vitin e kaluar si shkak i pandemisë edhe pse Mali i zi ishte një kohë destionacion i lirë.

"Kjo ka ndikuar shumë negativisht në ekonominë e Ulqinit, pasi që turistët tradicional kosovarët thuajse nuk kanë ardhë fare si shkak i testeve", tha Nrekiq. 

Kreu i Ulqinit, shtoi se masat kanë ndikuar negativisht  për ekonominë dhe turizmin si degë kryesore e ulqinakëve dhe tërë Malin e Zi, ku ka pasur fare pak turistë.

"Pasojat nga pandemia ishin fatale jo vetëm për Ulqinin, por për gjithë Malin e Zi e të cilat do të vërhehen edhe në vitin tjetër", tha Nrekiq.

Ai shpreson se  do të  gjindet vaksina kundër virusit dhe se sezona e vitit tjetër të jetë e sukseshme. 

Kryetari i Shoqatës së Hoteleve dhe Apartamenteve të Komunës së Ulqinit, Fuad LLunji, tha për "Syri.net", se mungesa e turizmit sa i përket Malit te Zi është shumë e madhe, kështu që mungesa e turistëve kosovarë ka qenë për Ulqin një extra pandemi.

"Nëse e dijmë se kosovarët bëjnë më shumë se 70% të turizmit në Ulqin, atëherë rrjedh se kemi pasur në fund një vizitë prej reth 15-17 % të sezonit të vitit 2019", tha Llunji.

Menaxherja e shitjes e marketingut nga Holiday Village Montenegro Aleksandra Jokoviq, tha për "Syri.net", se sivjet si shkak i pandemisë kanë pasur numër shumë të pakët turistësh apo vetëm 10-15 për qind të kapaciteteve.

Sipas saj pos kosovarëve e  vendësve që sivjet ishin, por jo në numër të madh, të pakët kanë qenë turistët e vendeve tjera.  Ajo shpreson se kjo situatë do të ndryshoj për të mirë vitin tjetër dhe të mbushin hotelet e plazhet me turistë.

Edhe Xhemal Bushati, drejtor i hotelit Albatros, tha për "Syri.net", se situata këtë verë ishte shumë e keqe dhe se kurr më keq nuk ka qenë. Reultatat janë të pakrahasueshme me vitet e kaluara.

Sipas tij gabimi më i madh është bërë mos lejimi i ardhjes së kosovarëve gjatë verës  në Malin e ZI konkretisht në Ulqin.

Ai tregoi se kishin bërë përgatitjet  qysh në maj kur edhe kanë hapur hotelin por skishte turistë, po ashtu ishte edhe në qershor e korrik, ndërsa në gusht  ishte pak më mirë derisa shtatori ishte më i berqetshëm thuajse  gjatë gjithë verës.

Rezultatet janë negative me rreth 95 për qind në krahasim me vitin paraprak ku ky vit ishte debakël, duke shpresuar se vitin tjetër do të jetë i mirë.

"Kemi punuar me humbje të madhe e jo fitime, derisa edhe çmimet ishin 30 për qind më të lira se vitin e kaluar", tha Bushati.

Ai tregoi se më shumë mysafirë kishte nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Rusia dhe vendës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco