KEK dhe KESH të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik

KEK dhe KESH të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik

09:39, 18/09/2020

Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm, Hysen Fazliu dhe u.d. Kryeshefi Ekzekutiv të KEK sh.a. Luigj Imeri, kanë vizituar Korporatën Energjetike Shqiptare, ku janë pritur nga Administratori i KESH sh.a., Benet Beci, me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim është diskutuar për sektorin energjetik, me theks të veçantë për prodhimin e energjisë elektrike, si produkt esencial për qytetarët e të dyja vendeve.

Më tej, të dyja palët u dakorduan se pas vënies në punë të linjës së interkonjeksionit 400 kV, janë krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e energjisë elektrike nga KEK te KESH dhe anasjelltas.

Për më tepër, zyrtarët e lartë të KEK dhe KESH janë zotuar se do thellojnë bashkëpunimin në sektorin energjetik me interes të ndërsjellë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco