Kolapsohet AKSHI/ Bie sistemi miliona euro i Igli Gjelishtit dhe Karlo Bolinos, noterët humbasin aksesin në informacion

Kolapsohet AKSHI/ Bie sistemi miliona euro i Igli Gjelishtit dhe Karlo Bolinos, noterët humbasin aksesin në informacion

19:38, 16/09/2020

Një kolaps ka ndodhur ditën e sotme me sistemin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për shërbimet elektronike të noterëve, pasi nuk ka qenë funksional ndaj verfikimit të të dhënave.

Pasojat kanë qënë direkte te noterët të cilët humbën aksesin në verfikimin e të dhënave duke ndalur në këtë mënyrë shërbimet për aplikimet në hipotekë.

Rënia e sistemit elektronik na sjellë sërish në vëmendje institucionin e AKSHI dhe tenderat korruptiv të përfituar nga kompania Web & Communications Development, me pronarë Igli Gjelishtin.

Ky i fundit është përfituesi i tenderave publikë me vlerë 7.5 miliardë lekë, ku një pjesë e konsiderueshme të këtyre parave sipas PD-së, i ka kaluar Carlo Bolinos në vetëm 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.

Kujtojmë se  pak javë më parë Partia Demokratike publikoi të dhëna zyrtare nga administrata tatimore, në të cilat rezultonte se zyra private e inxhinjerit të IT, Igli Gjelishti, kishte fituar disa qindra miliona lekë (të reja) në tenderat e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Por sipas denoncimit të Partisë Demokratike, Gjelishti kishte paguar rreth 1 miliardë lekë (të vjetra) në kompanitë në pronësi të botuesit Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij, Alba Malltezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco