Selmanaj takon përfaqësues nga Qendra e Biznesit në Suharekë

Selmanaj takon përfaqësues nga Qendra e Biznesit në Suharekë

12:44, 16/09/2020

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj u takua me Gani Sallaukën përfaqësues i Qendrës për Biznes në Suharekë.

Përgjatë këtij takimi u diskutua rreth sfidave në të cilat po hasin bizneset kosovare gjatë pandemisë, si dhe rreth metodave efikase për përkrahje ndaj prodhuesve dhe eksportuesve vendorë.

Ai pranoi një dokument me një sërë rekomandimesh të nxjerra nga kjo qendër, të cilat korrespondojnë me pakon e rimëkëmbjes ekonomike të ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës.

Njëherit, zëvendëskryeministri Selmanaj u zotua që Qeveria do të trajtojë me kujdes të gjitha rekomandimet e marra, dhe do të shikohen mundësitë që rekomandimet e tilla eventualisht të inkorporohen në pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco