Kompania VAIU merr mbështetjen e Odës Amerikane të Kosovës

Kompania VAIU merr mbështetjen e Odës Amerikane të Kosovës

17:06, 15/09/2020

Kompania amerikane Vaiu Internacional, e specializuar për teknologji smart, inovacione etj dhe njëra prej kompanive amerikane që ka investuar së fundmi në Kosovë, është anëtarsuar në Odën Amerikane të Kosovës, me qëllim të përfitimit  nga shërbimet dhe eksperienca që ofron ky organizëm biznesesh, rreth të cilit janë të mbledhur kompanitë kryesore në vend.

Vaiu Internacional, prej gati 1 viti është regjistruar në Kosovë dhe që atëherë ka investuar qindra  mijëra dollarë në sisteme innovative të pagesave, shërbime të cilat pritet t'i ofrojë shumë shpejt në vend dhe do të lehtësojë në mënyrë të konsiderueshme pagesat në vend.

“Kosova është një vend shumë miqsorë për investitorët e huaj. Sidomos për kompanitë amerikane, të cilat për shkak të historisë janë shumë të mirëpritura në parim nga ana e publikut dhe qeverisë së vendit. Por duke qenë një shtet i ri dhe me instituionet të reja, shpeshherë has në byrokracira të pakuptueshme, të cilat nuk do të duhej të ekzistonin”, tha themeluesi i  Vaiu Internacional, Reza Jalili.

Byrokracitë që hasën tek administrata në vend, vonesat e ndryshme për kërkesa të caktuara, sipas tij, iu kushtojnë investitorëve para, janë në esenca që jo vetëm në Kosovë, për në të gjithë botën, të tubohrn në organizme të ndryshme të bizneseve të cilat lobojnë dhe mbrojnë interesat e kompanive, si përbalël shtetit ashtu edhe në raportet e ktyre të fundit me segmentet tjera shoqërore.

“Vendosëm që të antarsohemi në Odën Amerikane të Kosovës sepse sic e thotë edhe vet emri, tubon investitorë dhe kompani amerikane, kompani internacionale apo edhe ato kosovare që janë të interesuara për rritjen e biznesit dhe qarkullimit mes dy vendeve. Është pikërisht ajo që na duhet neve si kompani”, tha tutje Kamyar Zare COO i VAIU global.

Nga ana tjetër, edhe vet Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane të Kosovës, Arian eka theksoi se VAIU do të përfitojë nga rrjetet dhe shërbimet e avokimit të Odës Amerikanë të Kosovës.

“Kompania VAIU më bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i është bashkuar Odës Amerikanë të Kosovës , organizatë e cila është prej më të mëdhave dhe kryesoreve në Kosovë, duke mbështetur zhvillimin e mardhënieve ekonomike në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Kështu VAIU do të përfitojë nga rrjetet e shërbimit dhe të avokimit të Odës Amerikane të Kosovës dhe do të mbështesë organizatën në respektimin e standardeve më të larta të praktikës tregtare”, tha Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane të Kosovës, Arian Zeka.

Ai ka treguar se VAIU po i bashkohet rrjetit me 200 ndërmarrje, të cilat janë kompanitë më të mëdha amerikane dhe investitorë tjerë multinacional, të cilët operojnë në Kosovë.

“VAIU gjithashtu do të luaj një rol aktiv përmes komiteteve të Odës Amerikane të Kosovës dhe task dorcave për të ndihmuar në përcaktimin e politikave të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë, për cështjet që janë kritike për biznesin e anëtarëve të tjerë ose vet organizatës”, tha tutje Drejtori Zeka.

VAIU është në prag të lansimit të një sistemi smart të pagesve, në bashkëpunim me një prej instutcioneve kryesore në vend. Gjatë kësaj jave janë duke i zhvilluar testimet e pagesave në pika të ndryshme ndërsa së shpejti dhe në kordinim më Bankën Qendrore dhe bankat tjera në vend, do bëj të ditura modelet innovative.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco