Ministri nga Suhareka i çon në komunën e tij 100 mijë euro për një park

Ministri nga Suhareka i çon në komunën e tij 100 mijë euro për një park

12:57, 15/09/2020

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, ka njoftuar se sot me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremajn kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për bashkëfinancim në Parkun e Dëshmorëve në Suharekë.

"Kontributi me jetë për të çliruar Kosovën, bën që edhe vendi ku prehen dëshmorët të jetë i rregulluar dinjitetshëm dhe bukur. Kështu do të jetë në Suharekë," ka shkruar Kuçi në Facebook.

Tutje, ministri shton se Komuna tashmë ka kryer punë në atë park dhe ende do të investojë, teksa Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do ta ndihmojë me 100 mijë euro.

Kujtojmë se ministri Kuçi vjen pikërisht nga komuna e Suharekës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco