Me përkrahjen e BB'së fillon rehabilitimi dhe modernizimi i sistemit të ujitjes Radoniqi-Dukagjini

Me përkrahjen e BB'së fillon rehabilitimi dhe modernizimi i sistemit të ujitjes Radoniqi-Dukagjini

12:45, 14/09/2020

Banka Botërore në Kosovë, ka njoftuar se me përkrahje financiare nga BB, Ministria e Bujqësisë ka filluar punimet në rehabilitimin dhe modernizimin e sistemit të ujitjes Radoniqi-Dukagjini, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për bujqit, rritjes së prodhimtarisë së kulturave bujqësore dhe zvogëlimit të humbjeve të ujit në sistemin e ujitjes, që shtrihet në komunat Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.


“Përmirësimi i sistemit të ujitjes Radoniqi-Dukagjini do të mundësojë shtimin e veprimtarive ekzistuese dhe nisjen e veprimtarive të reja bujqësore në këtë pjesë të Kosovës, që është shumë e përshtatshme për prodhimtari në hortikulturë. Do të kontribuojë në rritjen e prodhimit dhe profitit të fermave dhe ndërmarrjeve bujqësore, si dhe në rritjen e punësimit dhe mundësive ekonomike për gratë dhe të rinjtë në sektorin e bujqësisë”, deklaroi Menaxheri i Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci, në ceremoninë e fillimit të punimeve për rehabilitim të sistemit. “

Bujqësia mbetet një sektor kritik për ekonominë e Kosovës, me potencial të fuqishëm për të kontribuar për rritjen e produktivitetit, rritjen e eksportit, rritjen e vendeve të punës dhe zvogëlimin e varfërisë. Prandaj Banka Botërore është e përkushtuar të vazhdojë të ndihmojë përpjekjet e Kosovës për të ndërtuar një sektor bujqësor produktiv dhe të qëndrueshëm”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco