Rimëkëmbja ekonomike/ Aprovohen kriteret për ndarjen e 10 milionë eurove për komunat e Kosovës

Rimëkëmbja ekonomike/ Aprovohen kriteret për ndarjen e 10 milionë eurove për komunat e Kosovës

11:59, 14/09/2020

Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin sot ka mbajtur mbledhjen e 30’të me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar pesë projektligje, gjashtë vendime, një koncept dokument si dhe Rishikimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021-2023.

Në mesin e tyre është edhe aprovimi i kritereve për ndarjen e 10 milionë eurove për komunat e Kosovës, në kuadër të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kështu ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një shkrimi në Facebook.

 

Hoti ka thënë se deri 300 mijë euro do shkojnë për komunat e madhësisë së vogël, deri 200 mijë euro - për komunat që kanë qenë në izolim gjatë pandemisë, dhe mbështetje financiare për komunat, bazuar në numrin e popullsisë, në vlerë prej 5 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco