Partitë politike përkrahin projekt-marrëveshjen me ANZh-në në vlerë prej 46 milionë euro

Partitë politike përkrahin projekt-marrëveshjen me ANZh-në në vlerë prej 46 milionë euro

21:18, 14/08/2020

Partitë politike po përkrahin projekt-marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, me vlerë totale të kredisë prej 46 milionë euro.

Në emër të Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati tha se kjo kredi parasheh që 10,5 milionë euro të shfrytëzohen për vazhdimin e masës 15 edhe më tutje.

“Kryesisht mjetet parashihet 28, 9 milionë euro për këtë masë, pra për dyfishim të ndihmave sociale për vazhdim të këtij dyfishimi. Ku 18,4 prej tyre janë të dedikuara për rimbursim të shpenzimeve tashmë të ndodhura, pra për muajt që janë paguar. Ndërsa, edhe 10, 5 milionë euro parashihen për vazhdimin e masës 15 edhe më tutje. Dhe shpresoj që kjo qeveri do të shfrytëzojë këto mjete, ta vazhdojë këtë masë. Po ashtu 17,1 milionë euro tjera përdoren për parandalim dhe luftim të COVID-19. Dhe këtu shpresoj që meqenëse ne si kuvend nuk ishim të gatshëm të siguronim maska falas për qytetarët, nga kjo shumën është komponentë që mbulon edhe mallra dhe shërbime së paku me dakordim të sigurohet nga kjo shumë prej 17 milionë euro, të ndahet për sigurim të maskave për qytetarët”, është shprehur Murati.

Ndër tjera, Murati tha se si Grup Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje tha se përkrahin këtë projekt-marrëveshje. Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere ka bërë të ditur se dy kreditë tjera përbëjnë një shumë rreth 200 milionë euro.

Këtë marrëveshje e kanë përkrahur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe minoritetet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco