Hoti: Nënshkruhet marrëveshja me BZHKE në vlerë prej 35 milionë euro

Hoti: Nënshkruhet marrëveshja me BZHKE në vlerë prej 35 milionë euro

20:06, 14/08/2020

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se është nënshkruar Marrëveshja financiare me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës për projektin “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19” në vlerë prej 35 milionë euro, shkruan Syri.net Kosova.

"BZHKE është institucion i Këshillit të Evropës që ka mandat mbështetjen e sektorit social ku përfshihet edhe sektori shëndetësor. Pas goditjes së Evropës nga pandemia, BZHKE ka reaguar me hapjen e dy raundeve të jashtëzakonshme për mbështetjen e 41 vendeve anëtare në ngritje të kapaciteteve shëndetësore për ballafaqim me pandeminë COVID-19.", ka shkruar Hoti në Facebook.

Sipas tij, kjo është kredia e parë sovrane me BZHKE-në, dhe kjo mbështetje do të mundësojë implementim të shpejtë të masave dhe do t’i vë në dispozicion sistemit shëndetësor resurse të cilat nuk i ka pasur që nga periudha e pasluftës.

Postimi i plotë:

Nënshkruhet Marrëveshja financiare me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës për projektin “Reagimi Emergjent ndaj...

Posted by Avdullah Hoti on Friday, August 14, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco