Abrashi mburret me 22 metra asfalt

Abrashi mburret me 22 metra asfalt

20:40, 11/07/2020

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi e ka kryer një “punë të madhe”.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ai ka njoftuar se janë shtruar 22 metra asfalt afër hekurudhës në Aeroportin e Prishtinës, shkruan Syri Kosova.

“Një investim i vogël, një problem i lënë pasdore për shumë vite, sot me vetëm 22 metra asfallt, merr formë e rregullohet. Ata që kanë kaluar nëpër rrugën e Aeroportit janë ballafaquar me problemin e binarëve, që shpesh ishin edhe shkas i aksidenteve. Vazhdojmë me punë të vogla e të mëdha, por që kanë rëndësi për qytetarët” ishin fjalët e tij lënë në foto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco