Lajmërohet Trusti/ Covid -19 na goditi edhe ne....

Lajmërohet Trusti/ Covid -19 na goditi edhe ne....

13:55, 07/04/2020

Kriza aktuale globale, nga pandemia COVID-19, ka prekur të gjitha investimet në botë, e natyrisht edhe investimet e Trustit, njofton Trusti përmes një njoftimi në Facebook.

Lajmi kryesor sipas tyre tani është se Trusti ka marrë masa që asnjë kontribuues i moshës, që pensionohet gjatë vitit 2020, nuk do të ndikohet nga rënia e investimeve.

“Ata pra janë të mbrojtur e imun ndaj çfarëdo lëvizje negative gjatë këtij viti, kur edhe pensionohen’, thuhet në njoftim.

“Po ashtu, rënia aktuale e investimeve të Trustit (prej rreth 4.5%; kundrejt S&P500, në SHBA, që ra rreth 16% dhe DAX, në Gjermani, që ra rreth 25%) besojmë se është e përkohshme dhe do të rikuperohet gjatë pjesës tjetër të këtij viti (eventualisht) vitin në vijim. Trusti investon në afatgjatë dhe rëniet afatshkrutra, sado të forta, gjithnjë janë rikuperuar”, shkruajn ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco