Skandaloze/ Nuk ulen çmimet edhe pse hiqen taksat..

Skandaloze/ Nuk ulen çmimet edhe pse hiqen taksat..

19:54, 04/04/2020 Nga B.T

Çmimet vazhdojnë të jenë të njëjta, për të mos thënë më të larta sesa deri tash, edhe për kundër heqjes së taksës qind për qindë ndaj prodhimeve serbe e boshnjake dhe taksës tjetër prej 5 për qind për miellin.

Mielli, buka dhe prodhimet tjera nga mielli e që janë shumta nuk janë zbritur fare në vendin tonë, derisa ato me vënien e taksave ishin rritur.

Këto ditë pas heqjes së dy taksave për miellin, shihet në disa tregtore se një thes mielli shitet nga 10 deri në 12 euro për 25 kilogramë dhe që i bie se këto ditë ka pasur rritje.

Nga ana tjetër edhe nëpër furra nuk e kanë parë të arsyeshme uljen e çmimeve pas heqjes së taksave. Të gjitha prodhimet nga miellit në furra e tregtore   janë meë çmime të pa ulura.

Po ashtu pas heqjes së taksës, nuk janë ulur asnjë çmim i asnjë proidhimi tjetër e ku shihet se në markete të cilat këto ditët e pandemisë kanë thyer rekorde të shitjse si kurrë më parë e ku edhe kanë ngritur  çmimet paksa.

 Kryetari i organizatës Konsumatori, Selatin Kaçaniku, tha për "Syri.net", se taksa e shtuar doganore ishte reflektim i keqmenaxhimit 20 vjeçar të shtetit dhe moskujdesit ndaj qytetarit konsumator takasapagues.

Sipas tij qeveritë e legjislacioneve të kaluara kishin mundësi, mandat e obligim zbatimi të metodave e mjeteve më elegante kushtetuese, juridiko-ligjore, socio-ekonomike.

Kryekonsumatori tha se kërkuar reciprocitet para 11 vitesh, ndërsa mendoj se tani më nuk është trend.  

"Këthimi i çmimeve do të duhej të ishte pjesë e pakos së aktiviteteve të qeverisë. Çdo zgjidhje e propozim tjetër do të ishte gjysmake dhe e njëanshme, do të ishte vazhdim i kujdesit ndaj bizneseve dhe amortizim i presioneve të tyre ndaj qeverisë", tha Selatin Kaçaniku.

Kryekonsumatori i vendit shton se moskëthimi i çmimeve, manipulimi spekulativ i tyre, është akt i mosdëgjueshmërisë kombëtare në rrethana të jashtëzakonshme, është veprim i dënueshëm me ligj.

Ai shtoi se ne kemi përvoja të hidhura edhe me qeveritë e deritanishme. As ato kurrë nuk i këthyen  çmimet, as taksat, as TVSH-në e ulur në interes të qytetarit konsumator taksapagues, as tatimet / kontributet e shumëfishuara fiskale.

"Presim  që qeveria të reflektojë me kujdesin e duhur dhe të merituar edhe ndaj qytetarit konsumator taksapagues - gjenerues kryesor të Buxhetit të  Republikës së Kosovës.

Ne nuk do t'i bëjmë presion qeverisë si bizneset e akorduara - të cilat sikur nuk duan ta ndajnë fatin me shtetin, me ekonominë, me qytetarin konsumator taksapagues...sikur të gjithat i fajsojnë për CoronaVirusin", tha Kaçaniku.

Sipas tij jemi të vetëdijshëm për situatën dhe duam të jemi bashkëpunues: Shteti / Republika sot ka nevojë të madhe për ne - njësoj si gjatë  luftërave. Por, edhe  durimi i qytetarit konsumator e ka kufirin e vet.

Zëdhënësja e Administratës Tatimore, Valentina Bytyqi Sefa, tha për "Syri.net" se sa i përket statistikave pas heqjes së taksës duhet shikuar analizën e rriskut.

"Janë dënuar për parregullësi tatimore, si dhe në bazë të vendimit të Ministrisë së Financave, e kemi në kompetencë verifikimin e bizneseve të cilat po rrisin çmimet e produkteve pas situatës së krijuar nga pandemia", tha zëdhënësja e ATK-së.

Derisa ajo tregon se gjatë pandemisë kanë pranur rreth 4 mijë denoncime të qytetarëve për rritje të çmimeve, ku në të njëjtën kohë kanë dal në terren për verifikim të këtyre denoncimeve që qytetarët i kanë bërë përmes linjave telefonike. 
Pas verifikimeve që kanë bërë ATK ka konstatur edhe rritjen e çmimeve në disa raste, për të cilat janë shqiptuar gjoba në vlerë  75 mijë euro. 

"Syri.net ka kërkuar sqarime nga Ministria e Ekonomisë e Tregtisë, përgjigje për heqjet e këtyre taksave, por jo edhe uljen e çmimeve për konsumatorët, por ska marr përgjigje.

Po ashtu sikur nuk janë përgjigjur as nga Autoriteti i Konkurrencës për "Syri.net".

E zëdhënësi i Doganave Adriatik Stavileci, ka thënë për "Sri.net", se kjo nuk është në kompetencë të tyre, por të inspektorateve e Autoritetit të Konkurrencës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco