Pandemia gjunjëzon edhe naftëtarët

Pandemia gjunjëzon edhe naftëtarët

22:44, 03/04/2020

Pandemia ka gjunjëzuar edhe tregun e naftës në vend ku çmimet e derivateve kanë rënë në nivelin më të ulët të shitjes ndonjëherë.

Fadil Berjani – kryetar i shoqatës së naftëtarëve ka thënë për dokumentarin Expose se kjo rënie vjen për shkak të mosinteresimit të qytetarëve për derivate dhe si rezultat i masave të marra nga Qeveria.

“Sa i përket sektorit të naftës, ky sektor është në një krizë shkaku i këtij virusi që kaploi Kosovën dhe botën”.

“Sa i përket sektorit të naftës, qytetarët po shërbehen me çmimet më të lira në rajon dhe për këtë falënderoj edhe naftëtarët se nuk kanë bërë abuzime me çmimet pasi janë më të lirat në rajon”.

“Sa i përket problemit se sa ka ndikuar ky virus në këtë biznes mund t’ju them se ne kemi qenë të detyruar t’i lirojmë punëtorët nga puna për shkak të mungesës së qarkullimit”.

“Të gjitha pikat e karburantit janë duke punuar maksimumi prej 2 për-qind deri në 5 për-qind. Ne kishim një takim me Odën Ekonomike të Kosovës, kërkuam që punëtorët të paguhen nga 280 euro deri në 300 euro”.

“Për momentin rruga më e mirë është që Qeveria të paguajë punëtorët” tha Berjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco