Koronavirusi po rrezikon edhe ekonominë e Kosovës

Koronavirusi po rrezikon edhe ekonominë e Kosovës

17:50, 01/04/2020

Pandemia globale COVID 19, përveç shëndetit të njerëzve, po rrezikon edhe ekonomitë e të gjitha shteteve në të cilat kjo pandemi është shtrirë, përfshirë edhe Republikën e Kosovës, thonë nga Klubi i Prodhuesve.

Sipas tyre me qëllim të vlerësimit të ndikimit që pandemia COVID19 ka pasur në biznese Klubi i Prodhuesve, Oda Ekonomike, Oda Ekonomike Amerikane, Oda Ekonomike Gjermane si dhe Këshilli i Investitorëve Evropianë kanë përgatitur një anketë të përbashkët.

Meqë një numër kompanish janë të anëtarësuar në disa organizata biznesi, ju lusim që nëse tashmë e keni plotësuar anketën të mos e plotësoni dy herë, meqë të gjitha përgjigjet do të regjistrohen në një platformë të përbashkët anketimi.
 
Në mënyrë që të artikulojmë në mënyrë më të drejtë qëndrimet dhe kërkesat tona karshi institucioneve shtetërore por edhe institucioneve financiare ndërkombëtare e organizatave donatore, na duhen informata të sakta lidhur me vështirësitë me të cilat bizneset e juaja ballafaqohen gjatë kësaj periudhe. Për të bërë një analizë të tërthortë për ndikimet e koronavirusit në ekonomi, duhet që të marrim përgjigje relevante nga ju. Prandaj, organizatat biznesore kanë përgatitur disa pyetje për ju.

Pyetjet të cilat kërkojnë informata të përafërta lidhur me shumën e tatimeve, shpenzimeve, obligimeve kreditore bankare dhe të tjera, llogaritë e arkëtueshme dhe vlerën e stoqeve, do të na ndihmojnë në kuantifikimin e mundshëm të dëmit në ndërmarrjen tuaj, si dhe në ekonomi në përgjithësi.

Prandaj ju lusim që të ndani kohën tuaj për plotësimin e kësaj ankete, e cila nuk duhet të marrë më shumë se 5 minuta, duke klikuar në linkun në vijim:  https://www.surveymonkey.com/r/Covid19ImpactonBusinessesinKosovo

Afati i plotësimit të anketës është deri nesër me 2 Prill 2020 ora 16:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco