Ministrja e ekonomisë viziton marketet, u premton mbështetje

Ministrja e ekonomisë viziton marketet, u premton mbështetje

12:28, 01/04/2020

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, të martën, vizitoi marketet për të parë më për së afërmi funksionimin e tregut në rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19.

 

Gjatë vizitës, në markete, ministrja u interesua rreth zbatimit të drejtë të urdhëresave dhe vendimeve të ministrisë dhe të institucioneve qeveritare për të bërë më funksional tregtimin e produkteve në pikat shitëse nëpër markete.

Ministrja u interesua edhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen bizneset në këto rrethana dhe se i inkurajoi se Qeveria e Kosovës dhe ministria që e drejton ajo do t’i dalin në mbështetje bizneseve edhe në këto rrethana të emergjencës shëndetësore.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco