Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk po i âkthejnĂ« shpinĂ«nâ rajonit tĂ« Azi-PaqĂ«sorit, pavarĂ«sisht angazhimeve tĂ« tyre globale, pĂ«rfshirĂ« konfliktin me Iranin. Deklarata u bĂ« gjatĂ« Dialogut Shangri-La, njĂ« nga forumet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« sigurisĂ« nĂ« Azi, qĂ« po mbahet nĂ« Singapor.
Hegseth u përpoq të siguronte aleatët e SHBA-së në rajon për vazhdimësinë e angazhimit amerikan, duke theksuar se Uashingtoni mbetet i përkushtuar ndaj sigurisë së Azi-Paqësorit dhe përmbushjes së marrëveshjeve të mbrojtjes me partnerët e tij.
âNjerĂ«zit duan ta ngatĂ«rrojnĂ« faktin qĂ« kemi detyrime globale me kthimin e shpinĂ«s ndaj kĂ«tij rajoni. Kjo nuk Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«. Ne mund tĂ« bĂ«jmĂ« dy gjĂ«ra nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«â, tha Hegseth.
Deklaratat e tij erdhën pas shqetësimeve të ngritura nga aleatët rajonalë lidhur me fokusin e SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe ndikimin që kjo mund të ketë në praninë amerikane në Azi. Ministri japonez i Mbrojtjes, Shinjiro Koizumi, paralajmëroi se disa vende mund të përpiqen të nxisin përçarje mes SHBA-së dhe aleatëve të saj.
Hegseth theksoi se strategjia amerikane mbetet e përqendruar në ruajtjen e ekuilibrit të fuqisë në rajon dhe në bashkëpunimin e ngushtë me partnerët aziatikë. Ai paralajmëroi gjithashtu për forcimin ushtarak të Kinës, por shtoi se Uashingtoni nuk synon një përballje të panevojshme me Pekinin.
âNe kĂ«rkojmĂ« njĂ« ekuilibĂ«r tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m ku asnjĂ« shtet, pĂ«rfshirĂ« KinĂ«n, tĂ« mos jetĂ« nĂ« gjendje tĂ« imponojĂ« hegjemoninĂ« e tijâ, deklaroi ai.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes mbrojti gjithashtu aftësinë e SHBA-së për të përmbushur angazhimet ushtarake ndaj aleatëve, pas raportimeve për pezullimin e një pakete armësh për Tajvanin. Sipas tij, rezervat amerikane të municioneve janë të mjaftueshme dhe industria e mbrojtjes ka kapacitet të shtojë prodhimin nëse lind nevoja.
Në fjalimin e tij, Hegseth bëri thirrje që vendet aleate në Azi të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, duke sugjeruar një objektiv prej 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ai vlerësoi vendet që kanë shtuar investimet ushtarake dhe bashkëpunimin me SHBA-në, si Japonia, Koreja e Jugut, Australia dhe Filipinet.
âRregullat janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, por pa fuqi pĂ«r tâi mbĂ«shtetur ato, nuk kanĂ« vlerĂ«. Na duhet mĂ« shumĂ« fuqi luftarake, mĂ« shumĂ« anije dhe mĂ« shumĂ« nĂ«ndetĂ«seâ, u shpreh ai.
Ndryshe nga njĂ« vit mĂ« parĂ«, kur kishte pĂ«rdorur njĂ« ton mĂ« tĂ« ashpĂ«r ndaj Pekinit, Hegseth kĂ«tĂ« herĂ« u tregua mĂ« i kujdesshĂ«m nĂ« komentet pĂ«r KinĂ«n, duke theksuar se SHBA-ja synon ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nĂ« rajon pĂ«rmes njĂ« force âtĂ« matur dhe tĂ« qĂ«llimshmeâ.
Dialogu Shangri-La konsiderohet një nga platformat më të rëndësishme të sigurisë në Azi, ku vendet e rajonit zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta me fuqitë e mëdha. Megjithatë, për të dytin vit radhazi, Kina nuk ka dërguar ministrin e saj të Mbrojtjes në forum, duke u përfaqësuar vetëm nga një delegacion i nivelit më të ulët. /BBC/
© SYRI.net