Sot mbahet konferenca për rastin kundër administrimit të drejtësisë, Thaçi paraqitet përmes Video Call

Sot mbahet konferenca për rastin kundër administrimit të drejtësisë, Thaçi paraqitet përmes Video Call

07:37, 28/11/2025

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar për 28 nëntor konferencën përgatitore për gjykimin në çështjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili akuzohet për pengim të drejtësisë.

Në të njëjtin proces janë të akuzuar edhe Fadil Fazliu, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Hajredin Kuçi.

“Gjykatësi i vetëm Kristofer Gosnell në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit ka caktuar konferencën përgatitore për gjykimin dhe konferencën përgatitore për gjykimin të ZPS-së për 28 nëntor, në orën 09:30. Në këtë vendim, Gjykatë Gosnell caktoi afatet 20 nëntor për ZPS-në dhe 24 nëntor për Mbrojtjen për dorëzimin e parashtrimeve për disa pika të rendit të ditës të seancës, përfshirë gatishmërinë e palëve për të filluar gjykimin në javën që fillon më 15 dhjetor”, u tha në njoftim.

Sipas një njoftimi që e ka bërë mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokatja Sophie Menegon, klienti i saj do të marrë pjesë në këtë konferencë përmes videocall..

Konferenca pritet të mbahet rreth orës 09:30 me 45 minuta vonesë në transmetim.

Nuk është hera e parë që Dhomat e Specializuara caktojnë seanca në ditë festash për Kosovën.

Edhe më herët, më 17 shkurt në Ditën e Pavarësisë së Kosovës ishte caktuar një seancë, e cila më pas ishte anuluar pas reagimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco