Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Netanyahu dënoi ashpër vendet perëndimore për përqafimin e shtetësisë palestineze dhe i akuzoi ato se po dorëzohen nën presionin e aktivistëve dhe të tjerëve që e kanë akuzuar Izraelin për krime lufte kundër palestinezëve në Gaza.
“Kur terroristët më të egër në tokë lavdërojnë vendimet tuaja, ju nuk po bëni diçka të drejtë, por tmerrësisht të gabuar, e cila do të mbetet si një shenjë turpi për të gjithë ju”, tha Netanyahu, duke iu drejtuar udhëheqësve që njohën shtetin e Palestinës ditët e fundit.
Ai ka akuzuar udhëheqësit botërorë se po “pajtohen me të keqen” në vend që të mbështesin Izraelin. Ai pretendoi se “shumë udhëheqës që publikisht e dënojnë Izraelin, na falënderojnë pas dyerve të mbyllura”.
Netanyahu tha se Izraeli po zbaton më shumë masa për të minimizuar viktimat civile sesa çdo ushtri tjetër në histori.
“Do të lutej një vend që po kryen gjenocid tek popullsia civile, që supozohet se po e shënjestron, që të largohej nga zona e rrezikut?” pyeti ai.
Netanyahu tha se Izraeli kishte hedhur “miliona fletushka, kishte dërguar miliona mesazhe telefonike [dhe] kishte bërë pa fund telefonata duke u kërkuar civilëve të largoheshin nga qyteti i Gazës”.
© SYRI.net