Presidenca e grupit të rebelëve, Houthi, i cili mbështetet nga Irani dhe kontrollon shumicën e territorit të Jemenit – konfirmoi se kryeministri i vetëshpallur, Ahmed Ghaleb Nasser al-Rahaëi, u vra gjatë një sulmi ajror të ushtrisë izraelite (IDF) më herët këtë javë,
Grupi i mbështetur nga Irani bëri me dije se edhe disa zyrtarë të tjerë të lartë humbën jetën kur IDF goditi kryeqytetin Sana’a të enjten.
Ushtria izraelite deklaroi në atë kohë se kishte sulmuar një “objektiv ushtarak” të Houthive në zonën e Sana’as, pa dhënë detaje të tjera.
Houthit kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit veriperëndimor që prej vitit 2014, kur përmbysën qeverinë e njohur ndërkombëtarisht në Sana’a, duke shkaktuar një luftë civile shkatërrimtare.
Houthit thanë se Rahaëi u vra së bashku me disa ministra të tjerë, pa i identifikuar me emra.
Sipas mediave saudite, ndër ta ishin ministri i Jashtëm i Houthive, si dhe ministrat e Drejtësisë, Rinisë dhe Sporteve, Çështjeve Sociale dhe Punës.
Zyra e Mahdi al-Mashat, presidentit të Houthive, njoftoi se disa ministra të tjerë pësuan “lëndime të moderuara dhe të rënda” nga sulmi. Po ashtu u bë e ditur se zëvendëskryeministri Muhammad Ahmed Miftah do të marrë postin e Rahaëit.
Rahaëi e mbante detyrën e kryeministrit që nga gushti 2024 dhe shihej kryesisht si figurë përfaqësuese e lëvizjes, pa qenë pjesë e rrethit vendimmarrës që planifikon operacionet ushtarake.
Lideri suprem i Houthive, Abdul-Malik al-Houthi, ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit nuk figurojnë mes viktimave të sulmit të së enjtes. /BBC/
© SYRI.net