Qindra ushtarë rusë, të cilët janë plagosur në Ukrainë, po marrin trajtim mjekësor në Korenë e Veriut.
Ky informacion vjen pas deklaratave të ambasadorit rus në Korenë e Veriut, Alexander Matsegora. Ai tha se janë rehabilituar qindra ushtarë rus në spitalet e Phenianit.
"Një shembull i qartë i një qëndrimi të tillë vëllazëror (midis Rusisë dhe Koresë së Veriut) është rehabilitimi i qindra ushtarëve të plagosur në sanatoriumet dhe spitalet koreane." tha Matsegora. Syri.net- CNN.
© SYRI.net