Terror në Irlandë/ Katër persona goditen me thikë në Dublin

Terror në Irlandë/ Katër persona goditen me thikë në Dublin

21:32, 10/02/2025

Katër persona janë goditur me thikë këtë të hënë në Dublin, Irlandë. Sipas raportimeve nga mediat vendase, ngjarja ka ndodhur në zonën Stoneybatter ku policia irlandeze ka arritur të arrestojë personin e dyshuar.

Një burrë është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim. Për momentin nuk ka asnjë rrezik për publikun”, thuhet në deklaratën zyrtare të policisë, e cila ka shtuar se informacione të mëtejshme do të jepen sapo të bëhen të disponueshme.

 Ndërkohë, sipas ‘Irish Times’, nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Një dëshmitar i ngjarjes ka treguar për gazetën se i dyshuari “vazhdoi të bërtiste që ta linin të qetë” dhe dukej i frikësuar nga ndalimi i tij. Deri tani, nuk ka detaje mbi identitetin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco