Autori i sulmit të ndodhur javën e kaluar në një qendër edukimi të të rriturve në Suedi ku humbën jetën 10 persona, është identifikuar zyrtarisht nga prokuroria. Mesditën e së martës së kaluar, një 35-vjeçar, Rickard Andersson hyri në qendrën e arsimit të të rriturve Risbergska në Orebro dhe hapi zjarr duke vrarë 10 persona.
Autori, i cili sipas raportimeve të mediave jetonte i izoluar, ishte i papunë dhe vuante nga probleme psikologjike. Ai mësohet se ka vepruar i vetëm dhe ka kryer vetëvrasje pas sulmit.
“Prokurori ka kërkuar nga policia që të marrë përsipër hetimin paraprak për incidentin e të shtënave në një qendër trajnimi Orebro sepse autori është identifikuar por ka vdekur”, thuhet në një deklaratë të prokurorisë, pa përmendur autorin.
Prokurorja Elizabeth Andersson konfirmoi se autori ishte Rikard Andersson. Gjashtë ditë pas masakrës, ende nuk dihen motivet e autorit. Anderson kishte ndjekur më parë qendrën e trajnimit, me datën e fundit të regjistrimit të tij që daton në 2021.
Kombësia e viktimave, shtatë gra dhe tre burra të moshës 28 deri në 68 vjeç nuk është bërë e ditur nga policia. Sipas rrjetit televiziv SVT, shumica e tyre janë të huaj. Ambasada siriane në Stokholm ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e dy sirianëve, pa dhënë detaje të tjera.
Një grua nga Bosnja dhe Hercegovina u vra dhe një burrë u plagos, sipas Ministrisë së Jashtme të atij vendi, e cila vuri në dukje se ajo bazohej në informacionin e dhënë nga familjet e këtyre individëve që jetonin në Orebro.
Here’s a video of the perpetrator, Rickard Andersson, in yesterday’s school/adult education centre mass shooting in Orebro, Sweden shouting: “You will be out of Europe!” while carrying out the massacre. pic.twitter.com/tUNXyCDVYV
— LeanneSpurs 🇬🇧 (@LeanneSpurs) February 6, 2025
© SYRI.net