Një grup hakerash, te cilët dyshohen se janë të lidhur me Iranin pretendojnë se kanë hakuar të dhëna e policisë izraelite.
Grupi i ashtuquajtur ‘Handala’, thotë se informacioni i vjedhur përfshin të dhënat e personelit, inventarin e armëve, çështjet ligjore, licencat e armëve dhe dokumentet e identifikimit.
‘Iran Internationale’ raporton se grupi pretendon se ka hakuar 350,000 dokumente, duke i publikuar ato.
Deri tani qeveria izraelite nuk ka reaguar dhe pritet të japë një përgjigje për këtë pretendim. Syri.net- newsbomb.gr.
© SYRI.net