Hamasi ka akuzuar Izraelin për pengimin e automjeteve të rënda për pastrimin e mbeturinave që të hyjnë në Rripin e Gazës, të cilat lëvizja palestineze beson se janë të nevojshme për nxjerrjen e trupave të pengjeve izraelitë.
“Parandalimi i hyrjes së makinerive dhe pajisjeve të rënda të nevojshme për të hequr 55 milionë tonë mbeturina...pa dyshim do të ndikojë në aftësinë e rezistencës për të nxjerrë të burgosurit (pengjet) e vdekur”, tha Salama Marouf, zëdhënës i zyrës së shtypit të Hamasit në Gaza.
Nga ana tjetër Hamasi, ka dorëzuar listën me pengjet që do të lirohen nesër, e cila u është dorëzuar ndërmjetësuesve.
Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit njoftoi se organizata u ka përcjellë vendeve ndërmjetësuese, listën e tre pengjeve që do të lirohen nesër, si pjesë e marrëveshjes me Izraelin./ ANSA.
© SYRI.net