Edhe familja mbretërore greke në skandal, princi Nikolaos martohet pas vetëm 9 muajsh nga divorci

Edhe familja mbretërore greke në skandal, princi Nikolaos martohet pas vetëm 9 muajsh nga divorci

07:07, 07/02/2025

Erdhi si një rrufe në qiell të pastër. E papritur dhe e paparashikuar, për të hapur sezonin e dasmave mbretërore të vitit 2025. Sepse, le ta pranojmë, mund të prisnim gjithçka në lidhje me martesat, përveç faktit që Nikolaos i Greqisë, djali i mbretit Konstantin, do të shkonte drejt altarit vetëm nëntë muaj pas divorcit.

Megjithatë, në fund të janarit, erdhi surpriza: vëllai më i vogël i princit Pavlos, të premten më 7 shkurt, nuk do të jetë më beqar. Ai do të martohet me Chrysi Vardinoganni, një trashëgimtare e njohur greke, e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Nikolaos dhe Chrysi: Kush janë dhëndri dhe nusja?

Image

Martesa mes Nikolaos dhe Chrysi-t ka të gjitha elementet për të qenë dasma mbretërore më e përfolur dhe më skandaloze e vitit. Kjo, jo vetëm sepse divorci i dhëndrit nga Tatiana Blanik u shpall vetëm nëntë muaj më parë, por edhe sepse një periudhë kaq e shkurtër për t’u rimartuar ka ngritur shumë pikëpyetje mes kritikëve. Sidoqoftë, duket se trashëgimtarja greke i ka rrëmbyer vërtet zemrën princit, aq sa ta bëjë të dorëzohet kaq shpejt.

Ndërkohë, të mërkurën më 5 shkurt, familja mbretërore greke u pa në rrugët e lagjes historike Plaka në Athinë, teksa po shkonte drejt kishës Shën Nikolla Ragavas, ku po zhvilloheshin provat dhe përgatitjet për dasmën e princit.

Image

Mes të pranishmëve ishin:

Mbretëresha Anna Maria e Greqisë

Princi Pavlos me bashkëshorten Marie-Chantal dhe djalin e tyre të madh, Konstantinos-Alexios

Princesha Theodora

Giorgos Vardinogianni, babai i nuses

Gjatë kësaj jave, Princi Nikolaos dhe Chrysi u takuan gjithashtu me Hieronymus II, Kryepeshkopin e Athinës dhe të gjithë Greqisë, në përpjekje për të marrë të drejtën për t’u rimartuar. Edhe pse Kisha Ortodokse e dënon divorcin, ajo e njeh dhe madje e lejon një martesë të dytë fetare, duke u bazuar në parimin e mëshirës.

Lajmet e mira më në fund mbërritën: çifti ka marrë bekimin e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Greke dhe, si pasojë, do të mund të bashkohen para Zotit këtë të premte.

Image

Zyrtarisht, Greqia nuk ka më një familje mbretërore. Monarkia greke u shfuqizua në vitin 1973 pas një referendumi popullor, dhe vendi është tani një republikë parlamentare.

Megjithatë, ish-familja mbretërore greke ekziston ende si një dinasti historike. Ata nuk kanë më status zyrtar, por vazhdojnë të mbajnë titujt e tyre fisnikë në mënyrë jozyrtare dhe marrin pjesë në evente mbretërore ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco