Një tragjedia ndodhi dje në Nigeri, ku 17 fëmijë kanë humbur jetën pasi konvikti i shkollës ku ata po flinin u përfshi nga flakët e zjarrit.
Konvikti i përkiste një shkolle jozyrtare islame të qytetit Kaura Namoda.
Drejtoresha e shkollës raportoi se 100 nxënës të moshës 10 deri 16 vjeç ishin brenda në konvikt kur ra zjarri.
Pas kësaj ngjarjeje erdhi dhe reagimi i menjëhershëm i presidentit nigerian, Bola Ahmed Tinubu, i cili shprehu ngushëllime e tij prindërve dhe mësuesve, gjithashtu ai u bëri thirrje të gjitha shkollave publike dhe private që të kenë prioritet ‘sigurinë e nxënësve’. Syri.net- newsbomb.gr.
© SYRI.net