Macron telefonon homologun sirian, e fton të vizitojë Francën në javët e ardhshme

Macron telefonon homologun sirian, e fton të vizitojë Francën në javët e ardhshme

21:37, 05/02/2025

Presidenti i Sirisë Ahmed al-Sharaa mori një ftesë nga presidenti francez Emmanuel Macron për të vizituar Francën në javët e ardhshme, tha zyra e presidentit sirian në një deklaratë të mërkurën.

Të dy presidentët, diskutuan gjithashtu në një telefonatë mbi sanksionet ekonomike të vendosura ndaj popullit sirian, shtoi zyra.

Al-Sharaa ka vizituar gjatë ditëve të fundit Turqinë dhe Arabinë Sauditë, ku ka zhvilluar takime zyrtare me liderët e vendeve përkatëse.

Nëse thirrja e Macron përkthehet në një vizitë zyrtare në ditët në vijim, kjo do të shënonte vizitën e parë zyrtare të al-Sharaa, në një vend të BE-së, pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad./ Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco