Tërmetet në Santorini shqetësojnë shumë Turqinë, mundësi për aktivitet vullkanik thotë agjencia
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave turke lëshoi sot një raport vlerësimi paraprak për tërmetet në Santorini. Sipas raportit dridhjet sizmike në Egje ka të ngjarë të çojnë në një aktivitet vullkanik.
Sekuenca sizmike në Egje ka sjellë një shqetësim shumë të madh për Turqinë.
Agjencia thekson se në rast të një aktiviteti vullkanik në rajon, efektet e tij mund të ndikojnë edhe në Turqi si transportimi i grimcave të vogla vullkanike, rrjedhat piroklastike që mund të zhvillohen për shkak të lartësisë, rënies së kolonës vullkanike dhe cunami që mund të shkaktohet pas tërmeteve.
Agjencia shtoi se aktiviteti që po ndodh në Egje është duke u monitoruar me kujdes. Syri.net- Protothema.
© SYRI.net