Pas SHBA-së edhe Argjentina tërhiqet nga OBSH

Pas SHBA-së edhe Argjentina tërhiqet nga OBSH

17:42, 05/02/2025

Argjentina ka njoftuar sot tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ky vendim nga qeveria argjentinase u bë i ditur nga deklarata e zëdhënësit presidencial, Manuel Adorni në një konferencë për shtyp.

Adorni tha se ky vendim bazohet në dyshimet për menaxhimin e shëndetësisë në veçanti përgjatë pandemisë së Covid-19.

Ai shtoi se nuk do të lejohet asnjë organizatë të ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendit latin.

Ky vendim pasohet nga ai i Presidentit të SHBA, Donald Trump i cili ishte një ndër dekretet e para që nënshkroi kur erdhi në krye Shtëpisë së Bardhë.

“ OBSH ka dallime të thella në lidhje me menaxhimin e shëndetësisë, veçanërisht gjatë pandemisë Covid-19. Ne nuk do të lejojmë asnjë organizatë ndërkombëtare të ndërhyjë në sovranitetin e vendit tonë.” tha Adorni.

Ai shtoi se menaxhimi i pandemisë nga OBSH e çuan Argjentinën në bllokimin më të madh të historisë njerëzore. Syri.net- SKAI.gr.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco