Kurdët ishin kryefjala për Erdogan, përgjatë takimit në Ankara me presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sarrah.
Presidenti turk deklaroi se gjatë këtij takimi u diskutuan se si do të veprohet ndaj kurdëve në Siri, të cilët i quan një organizatë terroriste
“Ne diskutuam hapat që duhen ndërmarrë kundër organizatës terroriste separatiste në verilindje të Sirisë dhe mbështetësve të saj." tha ai.
Erdogan shtoi se Turqia do të mbështesë me të gjitha forcat qeverinë e re siriane sidomos në arenën ndërkombëtare.
“Përpjekjet tona për të hequr sanksionet kundër regjimit të përmbysur kanë çuar në një relaksim të pjesshëm. Ne do të vazhdojmë nismat tona derisa të kemi rezultate të plota. Po bëjmë gjithçka që zëri i qeverisë së re të dëgjohet në fushën e diplomacisë. Shumë ministra dhe burokratë nga Turqia kanë vizituar Damaskun dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë." tha ai. Syri.net- Protothema.
© SYRI.net